Rreth nesh | Vapiano Kosova

MIRË SE VINI NË VAPIANO

Pastat dhe picat janë hand-made dhe përgatiten në kuzhinë të hapur, kështu që mund të shikoni kuzhinierin teksa përgatit ushqimin tuaj ashtu siç ju pëlqen. Ekstra djegës? Sigurisht. Pa hudhër? Asnjë problem.

E përsosur për të gjitha preferencat dietike apo për ata që janë intolerant në ushqime të caktuara.

Restorantet tona italiane janë të veçanta. Hapësira të mëdha, plot dritë natyrale dhe shumë vende për t’u ulur.
Mund të uleni ku të dëshironi dhe të qëndroni sa të doni.
Atmosfera e relaksuar dhe muzika e shkëlqyer e bëjnë Vapiano-n një nga vendet më të mira për të shkuar dhe për të ngrënë.
Të gjitha porositë bëhen duke skanuar një kod QR në tavolinën tuaj dhe ne ju sjellim të gjithë ushqimin dhe pijet – nuk keni më nevojë të prisni në radhë për kuzhinierin.

Ejani na vizitoni, do t’ju pëlqej.

Historia jonë

Vapiano filloi në Hamburg, Gjermani në vitin 2002. Tani, jemi të entuziazmuar të njoftojmë hapjen e restorantit tonë të ri në Prishtinë, Kosovë duke sjellë frymën italiane të pastave hand-made, picave dhe sallatave të freskëta.

Personalizimi ka qenë gjithmonë kyç dhe sot kjo është më e rëndësishme se kurrë. Pasta të freskëta, gatuar para jush, pikërisht ashtu si ju pëlqen.

Brumi i picave tona, salcat, ëmbëlsirat janë bërë nga ne, nga e para si dhe çdo ditë.

Tani na gjeni në Prishtinë ku do të sigurohemi t’ju ofrojm një përvojë të paharrueshme italiane.

Vapiano në mbarë botën

Që nga restoranti ynë i parë në vitin 2002, tani kemi mbi 134 restorante në 25 vende, duke përfshirë Austrinë, Australinë, Bahreinin, Kolumbinë, Dubain, Egjiptin, Francën, Hungarinë, Lituaninë, Holandën, Poloninë, Katarin, Rumaninë, Spanjën, Ukrainën dhe më shumë.

Në thelb, kudo që të udhëtoni, jeni gati të garantuar të gjeni një pjatë të shkëlqyer me pasta Vapiano